E RËNDË – 45- vjeçari me probleme mendore masakron nënën dhe babain me sëpatë…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Zhym të Njësisë Administrative Krutje në Lushnje, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka goditur me sëpatë prindërit e tij, duke shkaktuar vdekjen e nënës dhe plagosjen e rëndë të babait.Sipas të dhënave paraprake, Florion Dalladaku, 45 vjeç, ka goditur nënën e tij, Florije Dalladaku, 80 vjeçe, dhe babain, Hasanin. Si pasojë e plagëve të marra, 80-vjeçarja ka humbur jetën.Ndërkohë, babai i tij, Hasani, është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës në gjendje kritike për jetën. Për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ai është nisur më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.Pas ngjarjes, autori dyshohet se ka marrë automjetin e vëllait të tij dhe është larguar nga vendi i krimit. Ai është...
Burimi:
sarandanews.com