Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim
Stuhitë me rrufe janë një nga fenomenet atmosferike më të shpeshta gjatë verës. Gjeofizikanti Gabriel Rakaj shpjegon se temperaturat e larta të verës shoqërohen shpesh me ndryshime të menjëhershme të motit dhe zhvillim të stuhive me shkarkesa elektrike. “Rrufetë janë një fenomen natyror i zakonshëm, i cili ndodh si pasojë e ndarjes së ngarkesave elektrike te retë. Shumica e rrufeve ndodhin brenda reve, ama një pjesë e tyre ndodh edhe mes reve dhe tokës”, tha Rakaj. Gjatë një stuhie, rreziku ndryshon në varësi të vendit ku ndodhemi. “Vendet ku njerëzit janë më të rrezikuar në radhë të parë janë vendet e hapura, sepse sigurisht rrufetë do të gjejnë pikën më të afërt të shkarkimit me tokën dhe me rezistencën më të ulët. Ka disa lloje...
Burimi:
javanews.al