“Rama po shkon drejt rënies”, banorët shprehen kundër shkrirjes së bashkisë Klos: Largohen shërbimet
Bashkia e Klosit ka nisur turin e dëgjesave publike me banorët duke prezantuar draftin e mazhorancës për reformën e re administrative-territoriale që parashikon bashkimin e kësaj bashkie me atë të Matit. Banorët e Njësisë Administrative Xibër kundërshtuan bashkimin me Matin me argumentin se largohen shërbimet. “Kryetari i qeverisë na premtoj shumë gjëra. Ne duhet të mobilizohemi e të qëndrojmë fort. Rama po shkon në rënie dhe në rënie po shkon vetëm me këto që bën. Nuk mban më ujë pilafi. Ne në Klos mbarojmë punë shumë më shpejt, kemi njerëzit tanë. Klosi me Burresli do jetë si Kosova me Beogradin dhe ne atje nuk ka për të na e parë asnjë surratin. Në bashkinë e Klosit, zyrtarët janë më komunikues. Aty kemi oksigjenin. Popullin e...
Burimi:
gijotina.com