Përfundon pelegrinazhi në Malin e Tomorit, rreth 700 mijë pelegrinë morën pjesë në festën bektashiane
Nën hijen e çadrave, mes lutjeve, riteve fetare dhe kurbaneve tradicionale, besimtarët u mblodhën për një javë edhe këtë vit në Malin e Shenjtë të Tomorit. Disa ndezën qirinj e u luten, të tjerë prenë kurbanin, ndërsa familje të tëra u ngjitën në mal për të kremtuar festën e Baba Tomorit. Për shumë prej tyre, ky është një ritual që përsëritet çdo vit, një udhëtim i nisur nga larg për të kërkuar shëndet, paqe dhe mbarësi. “Viti i parë dhe unë nuk e di se sa u kënaqa. Nuk i ndahem vit për vit. O Zot, ma bëj mbarë! Në mëngjes erdhëm dhe themi të rrimë sonte.” “I uroj të gjithë të kenë shëndet, jetë, lumturi në çdo shtëpi”, shprehen besimtarët. Nga 17 deri më...
Burimi:
gijotina.com