Shkodra vlerësohet me “Green Destinations Bronze Award”
Shkodra është vlerësuar me “Green Destinations Bronze Award”, një certifikim ndërkombëtar për angazhimin në zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm. Kështu bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i cili e cilësoi këtë vlerësim si një njohje të rëndësishme ndërkombëtare për qytetin. “Shkodra, destinacion i gjelbër i certifikuar. Krenar që Shkodra është vlerësuar me “Green Destinations Bronze Award”, një njohje e rëndësishme ndërkombëtare për angazhimin tonë në zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, të përgjegjshëm dhe në harmoni me natyrën, kulturën dhe komunitetin”, shkruan ai. Sipas tij, “Green Destinations International” udhëheq rrjetin më të madh botëror të destinacioneve të angazhuara për qëndrueshmëri, ku janë përfshirë mbi 600 destinacione nga 60 vende të botës....
Burimi:
kultplus.com