“NAZA”, dokumentari i regjisorëve të “No Other Land”, në garë për Luanin e Artë në Venecia
Një dokumentar i ri mbi luftën në Gaza, i realizuar nga regjisorët e filmit fitues të Oscarit “No Other Land”, i është shtuar programit të Festivalit të Filmit në Venecia, vetëm pak ditë para nisjes së edicionit të këtij viti. I titulluar “NAZA”, dokumentari është realizuar nga regjisorët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, pjesë e ekipit prej katër regjisorësh që qëndron pas “No Other Land”, dokumentarit të vitit 2024 mbi shkatërrimin dhe zhvendosjen e komuniteteve palestineze në Bregun Perëndimor. Filmi i ri fokusohet në veprimet e ushtrisë izraelite në Gaza dhe do të konkurrojë për Luanin e Artë, çmimi kryesor i Festivalit të Venecias. Sipas përshkrimit zyrtar të festivalit, dokumentari është xhiruar gjatë natës në çatitë e Tel Avivit dhe synon të hetojë sistemet...
Burimi:
kultplus.com