PriFest prezanton jurinë e garës së Filmit Ballkanik për edicionin e 18-të

PriFest prezanton jurinë e garës së Filmit Ballkanik për edicionin e 18-të

PriFest – Prishtina International Film Festival ka prezantuar jurinë e garës së Filmit Ballkanik për edicionin e 18-të, i cili do të mbahet nga 8 deri më 13 shtator 2026. Juria e këtij viti përbëhet nga tre profesionistë me përvojë të gjerë në industrinë ndërkombëtare të filmit, në regji, produksion, zhvillim të talenteve dhe programim festivalesh. Pjesë e jurisë janë: Sarah Schiesser, profesioniste e sektorit audiovizual në Francë dhe në Festivalin e Filmit në Locarno. Ajo është aktualisht Zëvendësdrejtoreshë e Open Doors, program i zhvillimit të talenteve dhe industrisë në Locarno, ndërsa është e angazhuar edhe në produksionin e filmave artistikë, dokumentarë, animacion dhe filma të shkurtër. Marten Rabarts, Head of IFFR Pro në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Rotterdam. Me më shumë se 30...