Zgjedhjet lokale/ Ilir Alimehmeti apo një kandidat i pavarur për Tiranën? Ja si përgjigjet Berisha

Zgjedhjet lokale/ Ilir Alimehmeti apo një kandidat i pavarur për Tiranën? Ja si përgjigjet Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë të ditur se PD do të nisë së shpejti përgatitjet për garën elektorale për Bashkinë e Tiranës në vitin 2027. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha tha se ende nuk është marrë një vendim për mënyrën se si do të përzgjidhet kandidati, ndërsa theksoi se primaret nuk janë përjashtuar si mundësi. “PD në një kohë të afërt do të nisë punën për garën elektorale në Tiranë. Po punohet dhe për Primaret. Nuk kemi vendim për të përjashtuar primarët. Gjithçka do të vendoset në javët e ardhshme për kandidatin e PD për bashkinë e Tiranës.”, tha ai. Berisha u pyet gjithashtu nëse Ilir Alimehmeti mund të jetë një prej emrave potencialë të Partisë Demokratike për garën për drejtimin e...