Po nëse Kina nuk bashkëpunon? Fushata amerikane e sanksioneve në sprovë

Po nëse Kina nuk bashkëpunon? Fushata amerikane e sanksioneve në sprovë

Ekspertët amerikanë të sanksioneve thonë se fushata e re e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për ta izoluar ekonomikisht Iranin, mund ta rrisë ndjeshëm presionin ndaj Teheranit, por vetëm nëse Uashingtoni i shoqëron kërcënimet e tij me veprime konkrete. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, prezantoi më 24 gusht atë që e quajti “Operacioni i Izolimit Ekonomik”. Ai e përshkroi atë si një përpjekje të paprecedentë për t’i detyruar partnerët tregtarë të Iranit të zgjedhin: ose të vazhdojnë marrëdhëniet tregtare me Teheranin, ose të ruajnë qasjen në sistemin financiar amerikan. Megjithatë, Bessent njoftoi për pak masa konkrete që do të hynin menjëherë në fuqi. Kjo e lë të hapur pyetjen kryesore: a është Uashingtoni i gatshëm të shkojë përtej sanksionimit të subjekteve iraniane dhe...