Administrata e Trump planifikon anulimin e vizave B1/B2 për 200 mijë azilkërkues
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përgatitet të anulojë vizat e biznesit dhe turizmit, B1 dhe B2, për deri në 200 mijë shtetas të huaj, që kanë aplikuar ose po kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara. Lajmi është raportuar nga Associated Press, e cila thotë se ka siguruar dokumente të Departamentit të Shtetit dhe ka folur me dy zyrtarë amerikanë. Nëse plani zbatohet, ai do të përbënte revokimin më të madh të njëhershëm të vizave në historinë e Shteteve të Bashkuara. Departamenti i Shtetit pritet ta shpallë masën në javët e ardhshme, në koordinim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS). Masa do të prekë personat e pajisur me viza B1 dhe B2 të lëshuara nga viti 2016 deri në vitin 2026, të cilët kanë...
Burimi:
ntv.al