‘Simbol i qëndresës dhe guximit’/ Berisha: Lamtumirë Shik Stërmasit, jetoi si hero dhe iku si legjendë

‘Simbol i qëndresës dhe guximit’/ Berisha: Lamtumirë Shik Stërmasit, jetoi si hero dhe iku si legjendë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Shpëtim “Shik” Stërmasit, duke e cilësuar atë një figurë të shquar dhe një hero të qëndresës ndaj diktaturës komuniste. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Stërmasi, pjesë e një familjeje të vjetër atdhetare të Tiranës, u arrestua në moshë të re dhe kaloi dekada në burgjet e regjimit komunist, ku qëndroi i palëkundur përballë hetuesve dhe torturave. Pas rënies së diktaturës, sipas Berishës, Stërmasi shërbeu si zyrtar dhe oficer i lartë policie në Ministrinë e Brendshme, si dhe drejtoi policinë në disa rrethe të vendit. Berisha e përshkruan atë si një qytetar të ndershëm e dinjitoz, si dhe prind e bashkëshort shembullor. Në fund të mesazhit, ai i shpreh ngushëllime...