Berisha: PD do bëjë gjithçka që pakënaqësia ndaj Ramës të shpërthejë në rrugë dhe sheshe

Berisha: PD do bëjë gjithçka që pakënaqësia ndaj Ramës të shpërthejë në rrugë dhe sheshe

Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve për protestat në vend kreu demokrat tha se, “PD do bëjë gjithçka që pakënaqësia universale që ekziston ndaj Edi Ramës të shpërthejë si energji në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë”. Klajdi Bodlli, Syri Tv: Z. Berisha, me shumë mundësi mazhoranca do e kalojë e vetme reformën territoriale. A ka një plan PD në rrafshin elektoral, duke qenë se një pjesë e bashkive do ndryshojnë, si do përballet me mazhorancën në zgjedhjet e vitit që vijnë? Dhe pyetja e dytë, teksa afati i komisionit të reformës zgjedhore është shtyrë, mos ndoshta ka në plan PD që t’i paraprijë një vendimmarrje të mazhorancës duke propozuar një reformë elektorale, një sistem të ri elektoral duke qenë se ju keni mbështetur dhe propozimin...