45-vjeçari masakroi prindërit me sqepar, i ati në gjendje të rëndë, nena përcillet për në banesën e fundi

45-vjeçari masakroi prindërit me sqepar, i ati në gjendje të rëndë, nena përcillet për në banesën e fundi

Familja Dalladaku në Lushnje ka hapur dyert e mortit pas ngjarjes së mbrëmjes së të hënës, ku djali 45-vjeçar, Florion Dalladaku, masakroi me sqepar prindërit, duke lënë të vdekur nënën e tij Florije, ndërsa babain e plagosi rëndë. E teksa familjarë e miq janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit 80-vjeçares, Hasan Dalladaku vijon të jetë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. 77-vjeçari, i cili u godit me sqepar nga djali i tij në Lushnje, po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës në Tiranë. Burime për mediat bëjnë me dije se i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin e reanimacionit, nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se Hasan Dalladaku ka marrë plagë të rënda edhe në...