‘Gjithçka përcaktohet javët e ardhshme’/ Gara për Tiranën, Berisha zbulon planet e PD

‘Gjithçka përcaktohet javët e ardhshme’/ Gara për Tiranën, Berisha zbulon planet e PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se vendimi për kandidatin e PD-së për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit 2027 do të merret gjatë javëve të ardhshme. I pyetur nëse PD do të zhvillojë primare për përzgjedhjen e kandidatit, Berisha tha se partia do të nisë së shpejti përgatitjet për zgjedhjet vendore. “PD në kohë shumë të afërt do të nisë përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Çështja e hapjes së garës, ndonëse në njëfarë mënyre nuk është se nuk është punuar, është punuar, por po vazhdon puna dhe në momentin më të parë do ta shpallim”, tha ai. Lidhur me mundësinë e përjashtimit të primareve, Berisha u shpreh se nuk ka asnjë vendim për ndryshimin e kësaj procedure....