Berisha kritikon mbledhjet e Ramës: Fjalimet i nis e i mbyll me ‘hale’
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, duke komentuar aktivitetet e zhvilluara në Kuç dhe Pogradec me qeverinë dhe PS. Në konferencë me gazetarët Berisha tha se qeveria, ndërsa prej më shumë se tre muajsh zhvillohen protesta në Tiranë, ka zgjedhur të vijojë me “ahengjet qeveritare”. Berisha akuzoi qeverinë se është shkëputur nga realiteti i qytetarëve dhe se aktivitetet e saj nuk adresojnë problemet kryesore të vendit. “Java që kaloi u mbyll me shelegët e Kuçit dhe koranin e Pogradecit. Barkderrat e shtetit nuk kanë të ngopur. Në një kohë kur prej mbi 3 muajve protestohet në rrugët e Tiranës kundër një qeverie që nuk ka legjitimitet, protestohet kundër një qeveri armike në qëndrimet e saj ndaj qytetarëve, Edi Rama ka...
Burimi:
ntv.al