Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka dënuar Shqipërinë për shkelje të së drejtës për respektimin e jetës private në çështjen “Papandile kundër Shqipërisë”, duke e konsideruar joproporcional ndalimin 15-vjeçar që iu vendos Eugen Papandiles për të kandiduar në disa prej posteve më të larta të sistemit të drejtësisë. Në vendimin përfundimtar të publikuar më 25 gusht 2026, Gjykata e Strasburgut konstatoi shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vendosi që shteti shqiptar t’i paguajë Papandiles 3 mijë euro dëmshpërblim për dëmin jopasuror. Eugen Papandile kishte shërbyer si këshilltar ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese dhe, për këtë shkak, ishte subjekt i procesit të rivlerësimit kalimtar, ose vettingut. Në janar 2017 ai dorëzoi deklaratën për vetting. Në tetor të...