Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë
Policia Rrugore e Gjirokastrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente për evidentimin e shkeljeve dhe parandalimin e aksidenteve. Kontrollet janë shtuar edhe për shkak të fluksit të lartë të automjeteve gjatë sezonit veror, ndërsa në fokus janë drejtuesit që lëvizin me shpejtësi mbi normat e lejuara, kryejnë parakalime të gabuara, drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi. Sipas të dhënave të Policisë, vetëm gjatë periudhës 17-23 gusht 2026 janë proceduar penalisht tre drejtues mjetesh për “Drejtim të mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Në të njëjtën periudhë janë pezulluar 24 leje drejtimi, ndërsa numri i përgjithshëm i masave administrative ka arritur në 1383. Pjesën më të...
Burimi:
javanews.al