Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak
Shtetasi L.B është i vetmi që i mbijetoi atentatit të rëndë në Dukagjin, ku Prelë dhe Lekë Gjoni mbetën të vrarë. I plagosur me armë zjarri, ai arriti të dilte nga automjeti i bërë shoshë nga plumbat dhe të ecte rreth dy kilometra në terren të vështirë malor për të kërkuar ndihmë. L.B ndodhej në pjesën e pasme të automjetit së bashku me Prelë dhe Lekë Gjonin. Ata po ktheheshin drejt Shkodrës nga banesa e tyre e vjetër në Dukagjin, ku mbanin edhe disa koshere bletësh. Në rrugën e Xhanit, autorët u kishin zënë pritë dhe hapën zjarr ndaj automjetit, duke qëlluar mbi 50 plumba, raporton gazetarja e Klan News Emi Kalaja. Në momentin e sulmit, L.B është shtrirë në pjesën e pasme të automjetit,...
Burimi:
javanews.al