Territorialja, Teliti: Të pyeten qytetarët e Tiranës, nëse mazhoranca refuzon dëgjesat, opozita do t’i bëjë vetë
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, kërkoi zhvillimin e konsultimeve publike me qytetarët dhe grupet e interesit në kuadër të diskutimeve për reformën administrativo-territoriale. Në një deklaratë para Bashkisë së Tiranës, Teliti kritikoi mungesën e konsultimit me banorët dhe tha se çdo ndryshim duhet të nisë nga nevojat konkrete të qytetarëve. Ai kërkoi organizimin e 30 dëgjesave publike, 24 prej tyre në njësitë administrative të Tiranës dhe 6 me grupe interesi, përfshirë bizneset, fermerët, të rinjtë dhe pensionistët. Sipas Telitit, Tirana e vitit 2026 ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me vitin 2014 dhe për këtë arsye kërkohet një vlerësim i ri i ndarjes territoriale, kompetencave, përfaqësimit dhe financimit të pushtetit vendor. Ai akuzoi mazhorancën socialiste se po...
Burimi:
syri.net