Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për dy vepra penale, “Spiunazh” dhe “Shantazh”. Sipas aktakuzës, Sheholli, nga një periudhë e papërcaktuar deri më 9 tetor 2025, dyshohet se ka vepruar si person i rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë (BIA) dhe se ka ndihmuar aktivitetet e këtij shërbimi duke zbatuar urdhra dhe detyra të zyrtarëve të tij. Prokuroria Speciale pretendon se i pandehuri ka mbledhur, siguruar dhe përcjellë përmes komunikimeve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente që lidhen me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Sheholli akuzohet gjithashtu për shantazh, për një periudhë që, sipas aktakuzës, shtrihet nga viti 2022 deri në dhjetor 2025. Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se...