KFOR-i amerikan viziton kompaninë Frutex, ateron me dy helikopterë Black Hawk

KFOR-i amerikan viziton kompaninë Frutex, ateron me dy helikopterë Black Hawk

Kosova E Hënë, 24 Gusht 2026 18:01 Kompania Frutex ka mirëpritur sot një kontingjent të KFOR-it amerikan, i cili zhvilloi një vizitë në ambientet e kompanisë, duke mbërritur me dy helikopterë të tipit Black Hawk. Gjatë vizitës, pjesëtarët e kontingjentit amerikan u njohën nga afër me veprimtarinë dhe arritjet e kompanisë Frutex, si dhe me portofolin e saj të produkteve, ku përfshihen brendet Golden Eagle, Natural 100%, Relax dhe brendet e tjera të kompanisë. Pjesë e vizitës ishte edhe njohja me disa prej objekteve të ndërtuara nga familja Palushi, të cilat janë krijuar në kujtim të luftës dhe të të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe formimin e shtetit të Kosovës. Vizita e KFOR-it amerikan në Frutex u vlerësua si një moment i veçantë,...