Trump paralajmëron tarifa doganore 50% për automjetet dhe çelikun: Nisin nga 1 janari

Trump paralajmëron tarifa doganore 50% për automjetet dhe çelikun: Nisin nga 1 janari

Bota E Hënë, 24 Gusht 2026 18:08 Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar vendosjen e tarifave doganore prej 50% ndaj automjeteve, pjesëve të automjeteve dhe çelikut kanadez, duke nisur nga 1 janari 2027. Trump akuzoi Kanadanë për tarifa të larta ndaj produkteve amerikane dhe deklaroi se SHBA nuk ka më nevojë për tregun kanadez. Nga ana tjetër, kryeministri Mark Carney paralajmëroi se Kanadaja do t’u përgjigjet masave amerikane “dollar për dollar”. Tarifat e reja pritet të përshkallëzojnë tensionet tregtare dhe të prekin veçanërisht sektorët e automobilave dhe çelikut në të dyja vendet.