“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

Tirana po përjeton një transformim të jashtëzakonshëm, duke u shndërruar nga një kryeqytet dikur i zymtë dhe i izoluar në një qytet modern, dinamik dhe gjithnjë e më tërheqës për turistët ndërkombëtarë, shkruan Tim Johnson për median kanadeze “Travelweek”. Ndryshimi vihet veçanërisht në pah në qendrën e qytetit, ku Sheshi Skënderbej, ndërtesat moderne, hapësirat publike, restorantet dhe zonat e rikualifikuara krijojnë një panoramë krejtësisht të ndryshme nga ajo e një dekade më parë. Njëkohësisht, Tirana vazhdon të ruajë gjurmët e historisë së saj, duke ndërthurur trashëgiminë e periudhës komuniste me ritmin e një kryeqyteti, që po ecën me shpejtësi drejt së ardhmes. Me të mbërritur në kryeqytetin shqiptar dhe duke udhëtuar drejt qendrës së qytetit, Tirana duket e panjohur krahasuar me atë që vizitova më shumë...