Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

Rruga e Kombit është përfshirë nga radhë të gjata automjetesh, me trafikun që është rënduar ndjeshëm pranë mbikalimit të Rrëshenit, një prej pikave problematike të këtij aksi rrugor. Fluksi i automjeteve shtohet në momentin kur rruga ngushtohet nga katër në dy korsi, duke krijuar kolona të gjata dhe vonesa për drejtuesit e mjeteve. Situata ndikohet edhe nga konfigurimi i segmentit Rrëshen–Milot, i cili ka vetëm dy korsi lëvizjeje me kahe të kundërta, ndërsa pjesa tjetër e Rrugës së Kombit, nga Rrësheni në drejtim të Morinës, është e ndërtuar me katër korsi. Fluksi më i madh i automjeteve raportohet në drejtim të Tiranës. Një ndër faktorët që ka ndikuar në rëndimin e trafikut janë edhe lëvizjet e shumta të diasporës, e cila pas qëndrimit në vendet...