Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd
Fillimi i studimeve jashtë Shqipërisë është një nga ato momente që sjellin shumë emocione: një universitet i ri, një qytet i ri, miq të rinj dhe një eksperiencë që mund të ndikojë të ardhmen. Por mes aplikimeve, dokumenteve, akomodimit dhe përgatitjeve për nisje, ekziston edhe një element që nuk duhet konsideruar thjesht si një dokument më shumë në dosje: sigurimi shëndetësor për studentët jashtë vendit. Më shumë se një kërkesë për aplikimin në ambasdë Për shumë studentë, sigurimi shëndetësor bëhet pjesë e procesit që në fazën e aplikimit për vizë apo përgatitjes së dokumentacionit të kërkuar nga ambasadat dhe institucionet përkatëse. Në shumë raste, veçanërisht për aplikimet drejt vendeve europiane, kërkohet një sigurim që ofron mbulim të mjaftueshëm për shpenzimet mjekësore emergjente. Sigurimi për studentë...
Burimi:
javanews.al