Kthjellime, vranësira dhe erë e fortë në disa zona, parashikimi i motit për sot
Ditën e sotme (25 gusht), kushtet atmosferike në vendin tonë do të vijojnë të jenë përgjithësisht të qëndrueshme. Gjatë ditës priten alternime mes kthjellimeve dhe vranësirave mesatare e kalimtare, ndërsa nuk parashikohen reshje shiu në territor. Temperaturat do të vijojnë të jenë në rritje, duke sjellë një mot më të ngrohtë në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi veriperëndim–juglindje, me shpejtësi rreth 7 m/s. Në zonat bregdetare, malore dhe në lugina, era do të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 14 m/s. Gjendja e detit do të jetë përgjithësisht e qetë deri mesatare, me valëzim të forcës 1–3 ballë.
Burimi:
javanews.al