“Ku ta vrasim Barron Trump?” SHBA heton videon iraniane që kërcënon djalin e presidentit amerikan

“Ku ta vrasim Barron Trump?” SHBA heton videon iraniane që kërcënon djalin e presidentit amerikan

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se po heton një video të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian IRIB, e cila përmban kërcënime ndaj Barron Trump, djalit më të vogël të presidentit Donald Trump. Videoja, rreth tre minuta e gjatë, shfaq mesazhin në anglisht “Ku ta vrasim Barron Trump?” dhe përfshin pamje të vendeve ku ai frekuenton publikisht, përfshirë Trump Toëer në Nju Jork. Zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Nate Herring, deklaroi për CNN se agjencia është në dijeni të videos dhe heton çdo material që mund të perceptohet si kërcënim ndaj personave nën mbrojtjen e saj. “Shërbimi Sekret i SHBA-së është në dijeni të videos dhe heton çdo gjë që mund të perceptohet si kërcënim ndaj personave të mbrojtur. Për shkak të...