Ish-diplomati amerikan: Rusia po shfrytëzon përçarjet në Ballkanin Perëndimor

Ish-diplomati amerikan: Rusia po shfrytëzon përçarjet në Ballkanin Perëndimor

Integrimi i papërfunduar i Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane dhe euroatlantike po krijon hapësirë që Rusia të shfrytëzojë përçarjet ekzistuese politike dhe shoqërore në rajon. Kështu ka deklaruar Matthew Palmer, ish-përfaqësues special i Sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, në një intervistë për agjencinë FENA. Palmer, i cili e njeh nga afër rajonin, ka paralajmëruar se Ballkani Perëndimor është veçanërisht i cenueshëm ndaj ndikimeve të jashtme për shkak të ndarjeve të brendshme. “100 për qind. Kemi parë interesin e Rusisë për të identifikuar çarjet, ndarjet, boshllëqet dhe pikat e dobëta në strukturat evropiane dhe më pas të fusë pikërisht aty kunja, duke u përpjekur t’i zgjerojë ato”, ka thënë Palmer. Sipas tij, Rusia po vepron si në nivelin politik, ashtu edhe në atë shoqëror,...