Ministri iranian i Financave: Teherani ‘plotësisht i përgatitur’ për sanksionet e SHBA-së

Ministri iranian i Financave: Teherani ‘plotësisht i përgatitur’ për sanksionet e SHBA-së

Teherani është “plotësisht i përgatitur” për t’iu kundërvënë sanksioneve amerikane që synojnë vendet që mbajnë lidhje me Iranin, tha ministri i Financave, Ali Madanizadeh, për rrjetin shtetëror të lajmeve të Republikës Islamike të Iranit (IRINN) të hënën, shkruan CNN. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi masat e planifikuara gjatë një konference për media të hënën, si pjesë e asaj që ai e ka quajtur “Ditë D ekonomike” kundër regjimit. “Me sa duket, (SHBA-ja) tani ka vendosur të provojë një tjetër dështim. Ne i kemi pritur prej kohësh këto ditë dhe ishim plotësisht të vetëdijshëm për planet që ata kishin. Qeveria ka një plan dyvjeçar dhe është plotësisht e përgatitur, dhe ka qenë e përgatitur, për këto zhvillime”, tha Madanizadeh. Zyrtari e akuzoi SHBA-në se...