Alarmante/ TikTok dhe Facebook po përdoren për të rekrutuar fëmijë nga grupet e armatosura
Grupet e armatosura në Kolumbi kanë filluar të rekrutojnë fëmijë përmes rrjeteve sociale, kryesisht TikTok dhe Facebook. Këtë e thotë një raport i publikuar sot nga organizata Human Rights Watch, e cila akuzon këto platforma se nuk kanë arritur të parandalojnë përhapjen e përmbajtjeve të tilla. Sipas raportit, grupet e armatosura përdorin rrjetet sociale për të mashtruar fëmijët. U premtojnë para dhe mundësi të rreme pune, me qëllim që më pas t’i përdorin ata në luftime, në mbledhjen e informacioneve dhe në operacione me dronë. Shumë nga viktimat janë vajza, të cilat bien pre e dhunës seksuale nga anëtarët e grupeve. Human Rights Watch ka identifikuar postime ku shfaqen para dhe bizhuteri. Në komente, disa përdorues pyesin se si mund të bashkohen me organizata kriminale...
Burimi:
ntv.al