Opozita: Kurti, Uzurpator i qeverisë. PDK dhe AAK i bëjnë thirrje që të kthehet në Kuvend për konstituimin
Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës akuzuan liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, se po e mban të bllokuar procesin e konstituimit të institucioneve. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se Kurti dhe ministrat e tij duhet të largohen nga Qeveria në detyrë dhe të kthehen në Kuvend, në mënyrë që t’i hapet rrugë funksionimit normal të institucioneve. “Jemi këtu për të përsëritur edhe një herë kërkesën tonë për kthim të kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë. Pra, ne po i themi sot troç, Albin Kurtit, dy gjëra. E para, që ai dhe ministrat e tij, të cilët janë në këtë objekt, janë uzurpatorë dhe duhet ta lirojnë këtë objekt. Dhe e dyta, ata duhet të kthehen në Kuvend e t’i hapin rrugë krijimit të institucioneve...
Burimi:
vizionplus.tv