Rezerva arrin në 8 miliardë euro, Tabaku: Zhvlerësimi i euros nuk buron nga ekonomia reale

Rezerva arrin në 8 miliardë euro, Tabaku: Zhvlerësimi i euros nuk buron nga ekonomia reale

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas të dhënave se rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë po i afrohet nivelit rekord prej 8 miliardë eurosh. Sipas Tabakut, kjo shifër tregon se ndërhyrjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë, përmes blerjes së sasive të mëdha të euros, nuk kanë arritur ta ndalin zhvlerësimin e monedhës europiane. Për deputeten demokrate, kjo dëshmon se forcimi i lekut nuk mbështetet tek ekonomia reale, por lidhet me flukset informale dhe pastrimin e parave. “Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë po i afrohet 8 miliardë eurove. Kjo është një garanci financiare për vendin, por edhe dëshmi se ekonomia shqiptare nuk është e shëndetshme”, shkruan Tabaku. Ajo sjell në vëmendje se, ndonëse ekonomia u rrit me 3.7% në tremujorin e...