Vrau nënën dhe plagosi të atin/ Florian Dalladaku mbahet me skafandër në kokë në qeli, nuk reagoi për mbi 4 orë

Vrau nënën dhe plagosi të atin/ Florian Dalladaku mbahet me skafandër në kokë në qeli, nuk reagoi për mbi 4 orë

Lushnje – Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të 45-vjeçarit Florian Dalladaku, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në fshatin Zhymë të Lushnjës, ku nëna e tij, Fanije Dalladaku, 80 vjeçe, humbi jetën, ndërsa babai, Hasan Dalladaku, 77 vjeç, mbeti i plagosur rëndë. Sipas të dhënave të bëra publike, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sulmi me një mjet metalik prerës, ndërsa policia e ka identifikuar Dalladakun si autorin e dyshuar. Pas kapjes së tij në territorin e Fierit, Dalladaku është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Fier, ku, sipas burimeve zyrtare policore, është mbajtur gjatë natës nën masa të veçanta sigurie. Burimet bëjnë me dije se, për shkak të gjendjes së tij dhe frikës se mund të dëmtonte...