‘Krimi dihet, institucionet nuk veprojnë’/ Balliu: SPAK, garancia për vjedhjet e Ramës dhe marrëveshjen me krimin

‘Krimi dihet, institucionet nuk veprojnë’/ Balliu: SPAK, garancia për vjedhjet e Ramës dhe marrëveshjen me krimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kritikuar ashpër SPAK-un dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri. I ftuar në SYRI TV në një intervistë me moderatoren Eneida Ndoci, Balliu deklaroi se SPAK-u po funksionon sipas perceptimeve dhe sondazheve, ndërsa akuzoi institucionin për standarde të dyfishta ndaj politikanëve. Duke iu referuar rasteve të Ilir Metës, Sali Berishës, Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, Balliu tha se i njëjti standard nuk zbatohet për të gjithë. Ai pretendoi gjithashtu se SPAK nuk ka arritur të çojë deri në fund rastet e korrupsionit dhe konfiskimin e pasurive. Balliu akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar dhe deklaroi se shumë operacione kundër grupeve kriminale kanë nisur nga autoritetet e huaja. Sipas tij, problemi në Shqipëri nuk...