Braçe pas takimit në Pogradec: Socialistët nuk duhet të votojnë një njoftim si kandidat për Bashkinë e Tiranës

Braçe pas takimit në Pogradec: Socialistët nuk duhet të votojnë një njoftim si kandidat për Bashkinë e Tiranës

Pas mbledhjeve të kryeministrit Rama në Pogradec me drejtuesit e partisë dhe ministrat, deputeti i socialist, Erion Braçe, ka dalë me një deklaratë në rrjetet sociale, ku përsërit dëshirën për të kandiduar për kryetar bashkie dhe propozon që përzgjedhja të bëhet përmes votës së anëtarëve socialistë. Braçe flet për zërat se emra të ndryshëm brenda PS-së janë orientuar apo u është komunikuar se mund të jenë kandidatë për kryetarë bashkish. Duke iu referuar garës për Tiranën, ku kryeministri Edi Rama prej kohësh ka bërë të ditur mbështetjen për Ogerta Manastirliun, deputeti socialist ka kërkuar që kandidatura të mos përcaktohet thjesht përmes një “njoftimi”, por përmes një procesi ku socialistët të votojnë. “Unë nuk preferoj të jem njoftim”, deklaron Braçe, duke theksuar se kandidati për Tiranën...