Kos hap rrugën e re për zgjerimin e BE, integrim gradual dhe reforma për t’i dhënë fund bllokimit
Bashkimi Evropian po përgatitet të ndryshojë mënyrën se si zhvillohet procesi i zgjerimit, ndërsa Komisioni Evropian pritet të paraqesë një propozim të ri për vendet kandidate. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, prezantoi disa nga idetë kryesore të reformës gjatë një fjalimi në Zagreb. Ajo tha se bota ka ndryshuar dhe se edhe procesi i zgjerimit të BE-së duhet të përshtatet me realitetin e ri. Kos e cilësoi momentin aktual si një “moment të ri të Helsinkit”, duke iu referuar takimit të liderëve evropianë në Helsinki, i cili në të kaluarën i hapi rrugën zgjerimit të madh të BE-së pas Luftës së Ftohtë. Sipas saj, përparimi i Malit të Zi drejt anëtarësimit, avancimi i Shqipërisë në përmbushjen e kritereve për sundimin e ligjit, përparimi teknik i...
Burimi:
javanews.al