SHBA, disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë, pas të shtënave me armë dhe zjarrit në Montana

SHBA, disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë, pas të shtënave me armë dhe zjarrit në Montana

Disa persona, përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën pasi një person i armatosur hapi zjarr në një banesë në Billings, Montana në SHBA, e cila më pas u përfshi nga zjarri, thanë autoritetet të hënën. Policia e ka cilësuar ngjarjen, e cila ndodhi të dielën në mbrëmje pranë zonës West End të qytetit, si një konflikt familjar. Personi i armatosur ka vdekur pasi ka qëlluar veten me armë, raportoi televizioni KULR, filial i NBC në Billings. Sherifi i përkohshëm i Yellowstone County, Kent O’Donnell, tha në një konferencë për mediat të hënën se në banesë kishin humbur jetën “disa të rritur dhe disa të mitur”. Ai tha se viktimat janë identifikuar, por për momentin nuk do të bëhen publike numri i saktë i të vrarëve, emrat...