Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

Franca dhe Arabia Saudite kanë njoftuar një projekt të madh për ndërtimin e një kompleksi argëtimi me vlerë rreth 6 miliardë euro, ose 7 miliardë dollarë, pranë Parisit. Marrëveshja u bë publike pas takimit mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe princit të kurorës saudite Mohammed bin Salman në Pallatin Élysée. Projekti parashikon ndërtimin e tre parqeve tematike në zonën e Cergy-Pontoise, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Parisit. Njëri prej tyre pritet të ketë tematikë të lidhur me manga-n japoneze, ndërsa projekti synon të krijojë një destinacion ndërkombëtar argëtimi në përmasa të krahasueshme me Disneyland Paris. Investimi do të drejtohet nga Qiddiya, krahu investues i Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Sipas palës franceze, projekti mund të krijojë rreth 22 mijë vende pune, duke e bërë atë...