Lufta SHBA-Iran, a mund ta detyrojnë sanksionet Teheranin të tërhiqet?

Lufta SHBA-Iran, a mund ta detyrojnë sanksionet Teheranin të tërhiqet?

“Dita D ekonomike” për Iranin, SHBA-të shtojnë presionin përmes sanksioneve Më shumë se gjashtë muaj pas nisjes së luftës me Iranin, administrata e Donald Trump po përpiqet të zhvendosë fokusin e presionit nga fusha ushtarake drejt ekonomisë. Synimi i Washingtonit është të godasë burimet kryesore të të ardhurave të Teheranit dhe ta bëjë koston ekonomike të luftës gjithnjë e më të papërballueshme. Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një “Ditë D ekonomike” për Iranin, duke pretenduar se ekonomia e vendit po përballet me një kolaps të plotë. Të hënën, më 24 gusht, Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, prezantoi një fazë të re të fushatës amerikane, duke paralajmëruar edhe vendet e treta se tregtia me Teheranin mund t’i ekspozojë ndaj sanksioneve amerikane. Sipas analizave...