Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

Hetuesit gjermanë kanë zbuluar një dron të tretë, së bashku me një sasi substance të dyshuar si eksploziv ushtarak, në lidhje me incidentin e ndodhur në fillim të gushtit në aeroportin Leipzig/Halle. Droni është gjetur më 14 gusht, rreth 10 ditë pas incidentit, në një zonë në perëndim të aeroportit. Sipas raportimeve të transmetuesve publikë NDR dhe WDR, si dhe gazetës Süddeutsche Zeitung, hetuesit kanë sekuestruar rreth 50 gramë të një substance që dyshohet të jetë heksogjen (RDX), një eksploziv i përdorur edhe në fushën ushtarake. Incidenti fillestar ndodhi më 4 gusht, kur një dron i pajisur me eksploziv u zbulua pranë një avioni mallrash ukrainas Antonov, i cili përdoret për transportin e furnizimeve ushtarake. Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë që një dron i dytë...