Identifikohet një nga 2 personat që humbën jetën në aksidentin e Golemit

Identifikohet një nga 2 personat që humbën jetën në aksidentin e Golemit

Një aksident i rëndë me dy viktima është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Golem. Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20 të ditës së sotme e martë 25 gusht 2026. Një motomjet, në të cilin udhëtonin dy persona, është përplasur me një bordurë në rrethana që ende po hetohen. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, Elton Luzati, 44 vjeç. Viktimë ka mbetur edhe pasagjeri që ndodhej me të, identiteti i të cilit nuk është përcaktuar ende. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e aksidentit, përcaktimin e shkaqeve dhe identifikimin e viktimës së dytë.