31 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat problematike

31 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat problematike

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 31 vatra zjarri në vend, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 6 janë nën mbikëqyrje. Vatrat aktive ndodhen në Malin e Dajtit, Ballenjë të Dibrës dhe Qafën e Helmës në Bulqizë, ndërsa sipas autoriteteve nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 370 forca operacionale, 22 mjete zjarrfikëse, 70 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë. Ndërkohë, Ministria njofton se situata në Pukë është përmirësuar ndjeshëm, ku zjarret në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh janë shuar plotësisht dhe zonat po mbahen nën monitorim. Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit Bazuar në informacionet e...