Masakroi dy prindërit me sqepar, arrestohet Florion Dalladaku

Masakroi dy prindërit me sqepar, arrestohet Florion Dalladaku

Ky është momenti kur Florion Dalladaku, 45 vjeçari që masakroi me sqepar dy prindërit në fshatin Zhymë të Lushnjës, është arrestuar nga shërbimet e Policisë Rrugore në dalje të Fierit. Ka qenë një patrullë e Rrugores së DVP Fier, e cila rastësisht ka konstatuar automjetin e Dalladakut. Siç shihet dhe nga këto pamje, pavarësisht se ishin ngritur pika të shumta kontrolli në zonën e Lushnjës, Florion Dalladaku ka mundur të largohet me një automjet pa targa dhe është konstatuar në autostradë drejt jugut. “Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit të shërbimeve të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë i mundur lokalizimi i autorit të dyshuar, pranë Spitalit Memorial, Fier, dhe vënia në pranga e tij,...