Banorët e Klosit kundërshtojnë bashkimin me Matin: Do jemi si Kosova me Beogradin

Banorët e Klosit kundërshtojnë bashkimin me Matin: Do jemi si Kosova me Beogradin

Banorët e Xibrit kanë kundërshtuar propozimin për bashkimin e Bashkisë Klos me Bashkinë Mat, gjatë dëgjesës së zhvilluar në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale. Gjatë takimit në Njësinë Administrative Xibër, banorët ngritën shqetësimin se bashkimi do t’i detyronte ata të udhëtonin drejt Burrelit për marrjen e shërbimeve. Sipas tyre, kjo do të sillte kosto shtesë dhe do të zgjaste kohën e nevojshme për të kryer procedurat administrative. Banorët e fshatit Ketë dhe zonave përreth kërkuan që shërbimet të jenë sa më pranë komunitetit dhe kundërshtuan një organizim që do ta vështirësonte aksesin në administratë. Banorët thanë se hapja e Rrugës së Arbrit i ka dhënë zonës mundësi të reja zhvillimi dhe se Klosi ka potencial për të tërhequr investime dhe për të zhvilluar ekonominë lokale....