Si po depërtojnë paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

Si po depërtojnë paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

Në mes të gushtit, Ksamili është një nga vendet më të mbipopulluara të Shqipërisë. Rrugët e fshatit mbushen me makina me targa të huaja, muzika nga baret vazhdon deri në orët e para të mëngjesit dhe plazhet e vogla përballë ishujve – të rrethuara nga hotele, restorante dhe klube, konkurrojnë për turistët e ardhur nga e gjithë Europa. Luis Miguel Varela Mendes ishte një prej tyre. Portugezi 20-vjeçar kishte ardhur në Shqipëri për pushime, si pjesë e një grupi miqsh. Në orët e para të 18 gushtit, ai ndodhej në “Tortuga Bay”, e njohur edhe si “Principotes”, një strukturë turistike luksoze përballë tre ishujve të Ksamilit. Rreth orës 05:15, pas një konflikti me disa persona, Mendes u qëllua me thikë për vdekje. Në internet, kompleksi...