“Ethet e Nilit” në Korçë, përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik
Një 72-vjeçar nga Korça është rasti i parë i konfirmuar në Shqipëri për vitin 2026 me infeksion nga Virusi i Nilit Perëndimor. I moshuari ndodhet aktualisht në Spitalin Rajonal të Korçës, në kujdesin e mjekëve, ku po merr trajtimin përkatës. Mësohet se 72-vjeçari është pickuar nga një mushkonjë teksa qëndronte në lulishte dhe pas shfaqjes së simptomave ka kërkuar ndihmë mjekësore. Analizat konfirmuan infektimin me Ethet e Nilit Perëndimor, virus që transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Burime pranë NJVKSH Korçë, bëjnë me dije se rasti është izoluar, pasi familjarët e të prekurit kanë rezultuar negativë në testime. Po ashtu bëhet me dije se pritet të mbërrijë në Korçë një grup pune nga Instituti i Shëndetit Publik, për të bërë verifikimet në terren dhe...
Burimi:
javanews.al