“Prerje e hartës pa asnjë analizë”, Kryebashkiakët e PD takim me përfaqësuesit e KiE për ‘Territorialen’
Pamje nga takimi TIRANË- Përfaqësuesit e Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendorë në PD zhvilluan sot një takim me përfaqësues të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës lidhur me Reformën Territoriale. Gjatë takimit të zhvilluar online, krerët demokratë të bashkive ngritën shqetësimin lidhur me draftin e propozuar nga Partia Socialiste mbi mënyrën e zhvillimit të procesit dhe kërkuan vlerësimin e KiE-së, sipas standardeve europiane. Shoqata theksoi se nuk kërkon mbështetjen e një harte të caktuar, por që ndryshimi territorial të mbështetet në konsultim të plotë, evidencë të qartë dhe konsensus të gjerë. Presidenti i Shoqatës, Fisnik Qosja i cili njëkohësisht është edhe kryebashkiak i Kavajës, tha se PD kërkon të mbrojë interesat e qytetarëve duke ngritur këto qëndrime. “Po mbrojmë...
Burimi:
zeri.ai