Teliti: Qeveria Rama ka dështuar në ekonomi, shqiptarët përballen me varfëri dhe pasiguri ushqimore
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti u shpreh se qeverisja Rama ka dështuar në uljen e varfërisë dhe në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.Teliti deklaroi se në 13 vite nuk është fuqizuar asnjë sektor që mund të shërbejë si shtyllë e qëndrueshme e ekonomisë, duke përmendur industrinë prodhuese dhe bujqësinë, të cilat ndodhen prej vitesh në recesion.Edhe turizmi, tha Teliti nuk ka sjellë impaktin ekonomik të pretenduar, ndërsa kritikoi qeverinë për mungesën e një politike të qartë për fuqizimin e sipërmarrjes dhe prodhimit vendas.Teliti akuzoi gjithashtu qeverinë për shpërdorim të fondeve publike dhe kërkoi që buxheti të orientohet drejt arsimit, shëndetësisë dhe shtresave në nevojë.Ai theksoi se një e treta e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore dhe...
Burimi:
syri.net