“Pasqyrë Albania”, zbulohen prioritetet e ministrave për sezonin e ri, çfarë u diskutua në takimin me Ramën

“Pasqyrë Albania”, zbulohen prioritetet e ministrave për sezonin e ri, çfarë u diskutua në takimin me Ramën

Kryeministri Edi Rama publikoi një përmbledhje nga mbledhja me kabinetin qeveritar në Pogradec. Nga siguria dhe infrastruktura, te shëndetësia, arsimi, bujqësia, turizmi dhe integrimi europian, ministrat prezantuan prioritetet kryesore për secilin dikaster. Mes tyre është projekti “Smart City” për sigurinë publike, zhvillimi i industrisë ushtarake, projektet hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas, Vorë-Hani i Hotit dhe Durrës-Rrogozhinë, si dhe krijimi i bursës së parë bujqësore. Në shëndetësi u paralajmërua vijimi i reformës në onkologji. Pjesë e diskutimeve ishin edhe “Paketa e Maleve”, turizmi, mbështetja për biznesin dhe procesi i integrimit në BE. Sipas Majlinda Dhukës, nëse procesi ecën sipas parashikimeve, Shqipëria mund të ketë në vitin 2028 draftin e traktatit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Por Rama e vendosi sërish theksin te marrëdhënia e administratës me qytetarët dhe sistemi...