Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i avionit transportues Boeing C-17A

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i avionit transportues Boeing C-17A

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ndodhet në Moskë për takime, raportojnë mediat amerikane.  Vizita e tij vjen në një kohë kur negociatat për paqen në Ukrainë, të ndërmjetësuara nga SHBA, mbeten kryesisht të bllokuara. Ratcliffe dyshohet se ishte “pasagjeri misterioz” i avionit transportues Boeing C-17A Globemaster III të Forcave Ajrore amerikane, i cili u ul më herët gjatë ditës në aeroportin Vnukovo të Moskës. Avioni amerikan mbërriti në kryeqytetin rus së bashku me një autokolonë diplomatike amerikane. As qeveria amerikane dhe as ajo ruse nuk kanë komentuar identitetin e zyrtarit amerikan që ndodhet në Rusi apo qëllimin e vizitës. CIA gjithashtu nuk ka bërë ndonjë koment lidhur me raportimet. Më herët gjatë ditës, të dhënat e platformës së gjurmimit të fluturimeve Flightradar24 treguan se një...